PD denoncon: Vodhën para edhe në shtëpinë e Spiropalit, por ajo nuk tregoi!
Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër rast të ngjashëm grabitjeje në shtëpinë e një zyrtari të PS por që nuk u bë publike sikundër ajo që po qarkullon ditët e fundit në media. Deputeti demokrat, Edi Paloka shkruan se njësoj ndodhi edhe me Elisa Spiropalin, por ajo nuk tregoi.
“Elisa u tregua më e zgjuar; kur vodhën në shtëpinë e saj disa vite më parë (për konçidencë ishte po janar), e mbajti pothuajse të fshehtë. “Pothuajse” … se edhe miqtë e ngushtë tregojnë një ditë…!
Tregojnë Elisa,” shkruan Paloka.
Ndërkohë në mediat sociale ka thirrje që hajdutët të vjedhin banesat e qeveritarëve të PS.