Nis mbledhja në KQZ, ja çfarë pritet te ndodh
Ka nisur në KQZ mbledhja ku pritet të diskutohet për regjistrimin e PD në zgjedhjet e 14 majit.
Sefa: Kërkesë proceduriale, u ndesha me një pr/vendim për regjistrimin e LZHK. Kërkoj pr/vendimin për PDCelibashi: Kërkesa nuk ka legjitimitet, ajo është një letër që nuk ka asnjë vlerë asnjë domethënie.
Sefa: Të njëjtën copë letre duam edhe për PD, sic është rregulli. Përpara se të diskutohet në seancë lëshohet pr/vendimi
Celibashi: Për rastin e LZHK administrate ka bërë një rekomandim, një projekt vendim. Për rasin e PD, nuk ka një projekt vendim Nuk është se ka ndonjë gjë anormale në këtë mes
Sefa: Së dyti, jy kanë ardhur dy kërkesa të ndrshme, mesa u njohëm me vendimin jeni referuar në mënyrë të gabuar. Jam përfaqësues I PD, dhe kërkesues është Partia Demokratike e Shqipërisë. Kërkoj të rregullohet. Janë dy kërkesa, dhe s’mund të jenë në një vendim të përbashkët. Kërkoj të merren kërkesat në mënyrë të vecantë, janë dy kërkesa të vecanta. Besoj komisioneri do reflektojë.