Mos konstituimi i Kuvendit, Osmani tregon veprimet që do të ndërmerren në fillim të javës së ardhshme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar ngërçin politik, si pasojë e moskonstituimit të legjislaturës së re.
Ajo ka paralajmëruar se rasti do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese nëse deri në fundjavë nuk formohen institucionet.
“Sapo të përfundojë ky vikend, në fillim të javës do ta dërgojmë rastin për interpretim në Gjykatën Kushtetuese. Aktgjykimi i mëparshëm i Kushtetueses dhe mosrespektimi i afatit tridhjetëditor për formimin e institucioneve duhet të ketë pasojë juridike,” deklaroi presidentja Osmani.
View this post on Instagram