“Lejoi ndërtim pa leje në Theth”, Rama sulmon prokuroren dhe kërkon shkarkimin e saj
Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj një vendimi të prokurorisë për një rast të shkeljes së hapësirave publike në Theth, duke e cilësuar si një “masakër”.
Rama u shpreh se Inspektoriati dhe Policia kanë konstatuar ndërhyrjen në këtë zonë të mbrojtur, por kur çështja u dërgua në prokurori, nuk u mor asnjë veprim për të nisur hetimet.
“Pas një masakre të mirëfilltë të rrezikuar nga një individ i cili rezulton i paarritshëm nga krahu i ligjit, Thethi që është kartolinë e mrekullisë shqiptare dhe që është katandisur mu në zemër të tij në një praktikisht territor toke të xanun. Si ka mundësi që pasi Inspektoriati dhe Policia konstatojnë këtë ndërhyrje të paligjshme në një zonë të mbrojtur si Thethi, prokuroria vendos të mos nisë hetimet, dhe as të shpallë në kërkim autorin? Kjo është një papërgjegjshmëri e pastër, që i lë qytetarët të ekspozuar ndaj shkeljeve të rënda të ligjit dhe natyrës. Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje zonja Gjeli, që më la pa fjalë.
View this post on Instagram
E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi, nga individë si ai që ka plagosur thëthin, në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh pasi është zonë e mbrojtur. Kam kërkuar që Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë të veprojnë ndaj zonjës Gjeli, pasi ajo ka lënë në baltë shtetin dhe qytetarët e republikës. Ka lënë në baltë të gjithë ata që luftojnë për të mbrojtur ligjin dhe të drejtat e qytetarëve. Ajo është e padenjë për të mbajtur pozitat që ka dhe duhet të merret menjëherë në përgjegjësi” u shpreh kryeministri Rama.
View this post on Instagram