Kryeministri Rama rikthehet sërish në Greqi, takim me emigranët e Selanikut më 3 nëntor

Pas Nju Jorkut, Selaniku do të jetë ndalesa e radhës e turit me emigrantët shqiptarë të kryeministrit Edi Rama.

Ky i fundit do të jetë në qytetin grek më 3 nëntor. Ky do jetë takimi i dytë i Ramës me shqiptarët e Greqisë, pas atij të parit në Athinë, më 12 maj të këtij viti në pallatin e sportit Galatsi të kryeqytetit helen.

Para këtij takimi Rama do të jetë më datë 26 tetor me shqiptarët në Nju Jork. Rama ka patur dhe një takim tjetër me emigrantët shqiptarë në Itali po në muajin maj.