KQZ shpërndan 1.3 milionë euro për zgjedhjet, PS dhe PD përfitojnë miliona, të vegjlit ‘thërrime’
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë fondet për partitë politike që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Nga shuma totale prej rreth 1.3 milionë eurosh, pjesën më të madhe e kanë përfituar dy partitë kryesore.
Partia Socialiste ka marrë 65 milionë lekë, ndërsa Partia Demokratike ka përfituar 44 milionë lekë. Pas tyre vjen Partia e Lirisë me 9 milionë lekë dhe Partia Socialdemokrate me 3 milionë lekë. Partitë e vogla kanë përfituar shuma më të ulëta, duke filluar nga 2.6 milionë lekë për Partinë Republikane deri në 860 mijë lekë për Nismën Thurje.
Pas përfundimit të procedurave të shpërndarjes së fondeve, në fillim të prillit do të nisë zyrtarisht edhe fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit.