Korreshi ironi me qeverinë: Në Lushnje ka vetëm pleq dhe qen, çojuni një palë domino se njerëzit kanë ikur
Deputeti demokrat, Saimit Korreshi, ka ironizuar sot qeverinë në Kuvend, në lidhje me projektligjin për programin e tregut të përbashkët për periudhën 202I-2027 me BE-në.
Korreshi tha se marrëveshja parashikon përmirësim të tregut të brendshëm, por thotë se prodhimet hidhen sepse nuk gjejnë treg, ndërkohë vë theksin te largimi i qytetarëve duke thënë se në Lushnjë ka vetëm pleq dhe qen.
“Kjo marrëveshja e re thotë përmirëson tregun e brendshëm, po cilin?
Ka tregu këto prodhime që s’po gjejnë treg, hidhen në kanal. Ky është tregu?
Kjo marrëveshje thotë se i shërben përmirësim të qytetarit.
Cilit qytetar? Qytetarët kanë ikur. Paradite sheh veç pleq.
Po për të sjellë një palë domino, po një strehë për në dimër a ia bëni?
Do t’ju ftoja të dalim në këmbë për të parë çfarë qarkullon gjithë ditën në Lushnjë.
Vetëm pleq, edhe qen, që na i shkarkojnë.
Për këta qytetarë po bëhen këto marrëveshje.
Për të mbrojtur konsumatorët. Mjerë ne të shkretët ca po hamë.
Qumështi vjen nga Hungaria e Serbia, ndërsa shqiptarëve hidhen. Këtu kanë ikur lopët, edhe të fshatit e blenë qumështin në qytet.
Qeveria juaj thotë duhen mbi 10 lopë, po ai me 9 ca të bëjë.
Po vajin e palmës, keni bërë vlerësimin në doganë, ku vete, ku hyn. Kush e kontrollon tregun? Opozita? Shtetit të marrë baxhot një nga një.
Ku po lënë oligarkët, po hyn te të gjitha, edhe të kruajtëset e dhëmbëve.
Kjo është gjithë ajo që po ndodh sot”, tha Korreshi.