Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Berishës dhe Malltezit
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për shuarje të masës së sigurisë “arrest shtëpie”.
Kujtojmë se Berisha dhe Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me aferën e kompleksit ish-Partizani.
Berisha i cili ndodhet nën arrest shtëpie prej 30 dhjetorit 2023, ka kërkuar gjithashtu që të përcaktohen edhe modalitet se si do të lëvizë nga banesa drejt sallës se seancave plenare si dhe kohën e nevojshme për të realizuar këtë lëvizje, vetëm për të marrë pjesë në sallën e seancave plenare ku zhvillon punimet Kuvendi i Republikës së Shqipërisë.