“Ke filluar të rekrutosh dëshmitarë të rremë”- Basha: Vetëm borxhe dhe gropa mbetën pas Ramës në bashki

Lulzim Basha ka reaguar sërish ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për rekrutimin e dëshmitarëve të rremë. Ai iu referua një qytetari nga Memaliaj, i cili pretendonte se nuk kishte marrë pagesën e borxhit nga Bashkia e Tiranës gjatë kohës kur Rama ishte kryebashkiak.

Basha e ka pyetur Ramën se pse nuk e kishte shlyer borxhin vetë, duke kujtuar se trashëgimia e tij si kryebashkiak ishte lënë me borxhe dhe një gropë të madhe, që Basha e quajti “nevojtoren më të madhe publike në botë”. Ai theksoi se Rama kishte mendjen vetëm te vjedhja.

Nga ana tjetër, Rama gjatë një takimi në Memaliaj ka ironizuar Basha, duke komentuar historinë e qytetarit për borxhin e pa paguar. Ai ka përdorur ironi dhe të qeshura, duke e shoqëruar me batuta të ashpra ndaj ish-kreut të PD-së.