Kanadaja refuzon afganët e Shqipërisë/ Dokumentet e tyre konsiderohen joautentike
Në muajin tetor te viit 2021, federata boterore e futbollit FIFA e konsideroi si një fitore faktin se kishte ndihmuar më shumë se 150 njerëz të largoheshin nga Kabuli i rene nen kontrollin e Talibanëve në muajin gusht 2021. Në atë kohë, FIFA ishte nën presion të jashtëzakonshëm publik për të ndihmuar në shpëtimin e futbollisteve femra, sepse ato ishin në rrezik të persekutimit të talebanëve. Organizata qe qeveris futbollin ne rang global priste që i gjithë grupi, i cili përfshinte atletë dhe avokatë të të drejtave të njeriut, të të zhvendosej në Kanada, sepse ata kishin marrë atë që dukej si dokumente kanadeze udhëtimi. Dokumentet kishin ardhur nga zyra e senatores kanadeze Marilou McPhedran.
Por ndërsa ndihma e znj. McPhedran i mundësoi grupit të largohej nga Afganistani, ata tani nuk janë në gjendje të bëjnë udhëtimin ndëratlantik nga Shqiperia për në Kanada, sepse qeveria federale ne Otava ka deklaruar se dokumentet e tyre janë joautentike, të pavlefshme dhe se çështja ishte referuar në polici. Një burim qeveritar kanadez u tha mediave vendase se 163 afganëve te lidhur me FIFA-n, u eshte ndaluar qe të hyjnë në Kanada, pasi kanë kaluar një vit e gjysmë të kaluar të bllokuar në një hotel shqiptar.
Senatorja kanadeze ia kishte dërguar FIFA-s dokumentet, të ashtuquajturat letra lehtësuese, qe më pas ju shpërndane afganëve te mbetur ne Shqiperi. Letrat, të cilat përfshinin emrat e rrefugjateve afganë, dukej se autorizonin hyrjen e tyre në Kanada. Keta afganë tani po përpiqen qe nepermjet ankimit ne Gjykatën Federale të detyrojnë qeverinë kanadeze qe të respektojë dokumentet dhe t’u lejojë atyre hyrjen në Kanada.
FIFA ka mbuluar kostot e pritjes së atletëve, personave të lidhur dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut që nga mbërritja ne Shengjin e ketij grupi afganesh në muajin nëntor te vitit 2021. FIFA po paguan për akomodimin, ushqimin, shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe sigurinë. Grupi po merr gjithashtu mbështetje këshillimi, mësime në anglisht dhe një pagë mujore prej 50 dollarë amerikanë për çdo person. FIFA po punon për të gjetur një shtet tjetër ku do të zhvendoseshin afganët por edne nuk ka një zgjidhje. Qeveria kanadeze argumenton se senatores McPhedran “i mungonte autoriteti për të lëshuar viza ose leje qëndrimi të përkohshme ne Kanada.
BURIMI: KLAN NEWS
GAZETAR: VLADIMIR LAME