Gjiknuri dhe Alibeaj takohen me drejtuesit e ODIHR, zbardhen diskutimet

Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj dhe Damian Gjiknuri, zhvilluan një takim ditën e sotme me drejtuesit e ODIHR-it.

Lajmin e bëri me dije, Gjiknuri i cili në  një postim në rrjetet sociale tha se informuan drejtuesit e ODIHR,  për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar.

Më tej ai nënvizoi se u dakordësuan për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it.

“Bashkë me kolegun Alibeaj zhvilluam një takim me drejtuesit e ODIHR-it, të cilët i informuam për ecurinë e deritanishme të punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. U dakordësuam për modalitetet e mëtejshme të punës në fazën e hartimit të drafteve ligjore dhe ndihmën konkrete që do të japë ekspertiza e ODIHR-it”-tha ai.