Eksodi i të rinjve shqiptar shqetëson edhe italianët, konfindustria thirrje qeverisë: Investo tek arsimimi
Bizneset Italiane në Shqipëri kanë pësuar rritje vitet e fundit.
Sipas të dhënave zyrtare në Shqipëri operojnë 1000 kompani Italiane. Presidenti i Konfindustrisë italiane në Shqipëri Sergio Fontana shpreh shqetësim në lidhje fuqinë punëtore.
Fontana, bën apel që qeveria të investoj tek të rinjtë dhe formimin arsimor të tyre për të bërë të mundur qëndrimin e te rinjve në Shqipëri dhe jo emigrimin e tyre.
“Qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë për çështjen e edukimit dhe për formimin e të rinjve shqiptar pasi Shqipëria ofron shumë mundësi për të rinjtë shqiptar për të zhvilluar karrierën e tyre në Shqipëri.
Kështu që bashkëpunimi midis kompanive dhe qeverisë shqiptare duhet të jetë në mënyrë që të bëjnë të mundur qëndrimin e të rinjve dhe moslargimin e tyre jashtë vendit.
Qeveria të mund të mbështes kompanitë me lehtësira fiskale në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë këtu.”, theksoi Fontana.