Daja i Endri Shabanit pengon Adriatik Lapajn të futet ne Parlament, çahet koalicioni: Këneta, sa tmerr më keni?

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapajt, shprehu hapur revoltën ndaj kreut të “Nismës Thurje”, Endri Shabani, me të cilin krijoi koalicion për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Pasi daja i Shabanit, Zeqir Kordhoni ndërroi mendje dhe i kërkoi KQZ-së që të marrë mandatin e deputetit nëse shpallet fitues, Lapaj reagoi me ashpërsi.

Ai thotë se aleatit të tij, që tani po i kthehet në kundërshtar, i zgjati dorën. Ai shton se Shabani është i zhgënjyer, madje e bën pjesë “të kënetës”, kur thotë se “është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend”. Sipas tij, ndaj Shqipëria Bëhet” po bëhet pa drejtësi.

REAGIMI I LAPAJ:

Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.

Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.

Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.

Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!

Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë.

Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!

Populli do gjykojë.