Berisha nga Maliqi: Njerëzit nga Bangladeshi do i sjellin për trafik të qenieve njerëzore, jo për punë
Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij nga Maliqi në prezantimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Alfred Gega, ka deklaruar se kjo qeveri i ka shfrytëzuar shqiptarët dhe vendin në mënyrë të pashpirt për interesat e tyre.
Berisha u ndal tek largimi masiv i shqiptarëve nga vendi, teksa komentoi deklaratat e qeverisë për sjelljen e fuqisë punëtore nga Bangladeshi e Sri Lanka, të cilët tha se po sillen në vend për qëllime të trafikut të qenieve njerëzore dhe jo për të punuar.
“Do shpëtojë shqiptarët nga pushteti i atyre që e përdorën në mënyrë të shfrenuar për interesat e tij, për mashtrimin e vjedhjen tuaj, për përzënien tuaj nga votrat dhe sot të pashpirt e të pangopur, pasi kanë përzënë 1 mln shqiptarë deklarojnë se do sjellin punëtorë nga Sri Lanka e Bangladeshi, edhe këta ju garantoj për trafik të qenieve njerëzore jo për të punuar.
Këto zgjedhje janë zgjedhjet e jetës sonë. Sot jemi kombi që braktisim më shumë vendin”, tha ai.