Basha replikon me Ramën nga krevati: Më nxore gjumin! Vetëm një shok të ka ngelur, ti dhe bufi jeni…

Lulzim Basha replikon me Edi Ramën nga krevati: Më nxore gjumin! Vetëm një shok të ka ngelur, ti dhe bufi jeni të pandarë

Replikat në distancë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, kanë vijuar përmes rrjeteve sociale.

Këtë herë, Basha ka postuar një video ku shfaqet i shtrirë në krevat, duke ironizuar kryeministrin për deklaratat e tij. Ai shprehet se Rama i ka prishur gjumin me fjalët e tij dhe e akuzon se i ka mbetur vetëm një “shok” pranë.

“O Ramë, na nxore gjumin. Ke lagjja ime e vjetër, kush është kandidat, Pëllumb Seferi mër Ramë? E njeh mirë ti, ta hoqi skalpin në 2021. E mër Ramë më Ramë, ngele duke pyetur për shokët e mi. S’ke faj mo burrë, gjithë shokët e tu tek 7*&=313, vetëm një shok të ka ngel. Bufi, bufi! Vdes për bufin ti o Ramë. Ti dhe bufi jeni të pandarë. Hajde Ramë, hajde, se lidhemi nesër për më shumë,” shprehet Basha në video.

Kjo nuk është hera e parë që ish-kryedemokrati përdor ironinë në drejtim të Ramës, ndërsa replikat mes tyre duket se do të vijojnë edhe më tej.