Basha: Nuk ndryshojmë qëndrim për amnistinë penale
Kryetari i PD, Lulzim Basha është pyetur sot gjatë një konference për mediat nëse ai dhe deputetët e grupimit të tij do të votojnë amnistinë penale.
Basha u shpreh se nuk ka ndryshuar qëndrim për amnistinë penale, të cilën u shpreh se do ta votojë nëse përmbushen kushtet e mospërjashtimit të subjekteve të SPAK dhe amnistisë për çdo protestues të
A do ta votoni amnistinë penale nesër?
Basha: E para, në rendin e ditës amnistia nuk është. Nëse vendoset në rend, asgjë nuk ka ndryshuar nga qëndrimi ynë. Mos përjashtimi i subjekteve të SPAK, siç ishte propozimi para se të futeshin duart, dhe propozimi i dytë për të gjithë protestuesit pa përjashtim, këto kanë qenë qëndrimet tona. I di edhe Ulsiu, edhe shefi i Ulsiut, edhe ai që i shkon nga mbrapa Ulsiut, nëse këto kushte plotësohen, sigurisht që ata persona mund të përfitojnë nga amnistia. Nuk kemi asnjë kusht të fshehtë, nuk bëjmë kompromis me asnjë nga këto dy qëndrime.