Në një takim me shqiptarët në Athinë, kryeministri Edi Rama është përgjigjur ndaj një shqetësimi të ngritur nga një zonjë, e cila theksoi se administrata në Shqipëri kishte ende mangësi të mëdha dhe ishte “zero”. Rama e hodhi poshtë këtë pretendim, duke theksuar se nëse administrata do të ishte kaq e dobët, Shqipëria nuk do të kishte hapur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
“Po të mos kishte plot gjëra për të rregulluar, për çfarë do të vija unë këtu për të kërkuar një mandat tjetër? Po të ishte administratë zero, nuk do të thoshte BE ‘hajdeni futuni në BE’,” tha ai. Ai shtoi se Shqipëria ka bërë përparim në shërbimet administrative, duke përmendur mundësinë për të marrë shërbime online përmes e-Albania, edhe nga Greqia dhe Australia.
Rama gjithashtu kritikoi përfundimet e shqetësimeve të ngritura nga të tjerët, duke i thënë gruas që të mos e krahasonte Shqipërinë me Greqinë, duke theksuar se asnjë vend nuk është perfekt dhe se Shqipëria ka bërë përparim në shumë fusha, duke përfshirë modernizimin e administratës.
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.