Kam folur me ministrin për të liruar djalin/ Reagon ndaj deklaratës së burrit të pastrueses, Ulsi Manja: Nuk e njoh

Pas intervistës së Spartak Dobit, bashkëshorti i pastrueses që grabiti mijëra euro në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi se kishte folur me ministrin për djalin, ka reaguar Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Përmes një reagimi zyrtar Ulsi Manja, përgënjeshtron mbajtjen e takimit dhe thekson se deklaratat e Dobit se pas arrestimit të familjarëve kishte pasur një takim me Ministrin e Drestësisë, ku ky i fundit i kishte premtuar lirimin e djalit duke thënë se janë shpikur për shkak të gjendjes së tij të rënduar posikologjike. Ministri shton se as nuk është takuar dhe as nuk e njeh fare personin në fjalë.

Reagimi i Ulsi Manjës:

“Mbrëmjen e djeshme u njoha me një intervistë të dhënë nga bashkëshorti dhe babai i dy të akuzuarve për vjedhjen e një shume parash në Tiranë.

Kushdo që do ta shihte atë intervistë do e kuptonte lehtësisht gjendjen e rënduar të personit të intervistuar.

Dua të besoj se ishte pikërisht kjo gjendje e rënduar arsyeja që e ka shtyrë zotin Dobi të shpikë edhe takimin me mua, apo dialogun imagjinar që paskemi patur me njëri-tjetrin. Por teksa gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet, është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike.

E vërteta është se unë kurrë nuk jam takuar me Spartak Dobin. Madje as nuk e njoh këtë person, as familjarët e tij. Sikurse unë kurrë nuk kam punuar në Bashkinë e Tiranës, pavarësisht pretendimeve të personit në fjalë.

Si Ministër i Drejtësisë, unë mbështes plotësisht hetimet e organeve përgjegjëse dhe inkurajoj zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dënimin e fajtorëve”.

Check Also

Petro Koci përplaset me Albana Vokshin, demokratja i heq mikrofonin/Socialisti: Këta duan luftë civile

Mes tensioneve dhe përplasjeve, deputetët e opozitës kanë penguar punimet normale të Parlamentit. Deputeti i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *