“100 zogj pulash kundër një luani” – Rama ‘thumbon’ Bashën me vargjet e Unikkatilit

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ironizojë liderin e Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, përmes një videoje të publikuar së fundmi, ku përdor vargje nga një këngë e reperit Unikkatil: “Si zogj pulash kundër një luani.”

Në videon e postuar, Rama e shoqëroi mesazhin me një tjetër thënie ironike: “Largohu tani, artist, dhe mos më qaj hallin për muajin. Merre me bufin, sepse po të thith demokratët. Mos u bëj sikur je i fortë këtu dhe pastaj të dukesh si squk, hajde Lul.”

Kjo është vetëm një nga përplasjet e fundit në distancë mes kryeministrit dhe Bashës, të cilët vijojnë të shkëmbejnë kritika dhe ironi politike në publik.