Tensione në Maqedoninë e Veriut! Protestuesit shkatërrojnë lokalin e dytë të pronarit të diskotekës ku humbën jetën 59 persona

Protestat në Koçan dhe Shkup për tragjedinë e 16 marsit, ku humbën jetën 59 persona nga një zjarr në një diskotekë nate, janë përshkallëzuar në akte dhune.

Të zemëruar nga mungesa e sigurisë dhe përgjegjësia e institucioneve, protestuesit sulmuan dhe shkatërruan një tjetër lokal të pronarit të diskotekës ku ndodhi tragjedia. Sipas mediave vendase, godina u dëmtua rëndë, ndërsa policia ndërhyri për të qetësuar situatën.

Gjithashtu, qytetarët hodhën vezë dhe shishe ndaj godinës së Bashkisë së Koçanit, duke thyer dyer dhe dritare në shenjë revolte. Ata kërkuan përgjigje nga autoritetet dhe një takim me kryetarin Ljubço Papazov, i cili ka dhënë dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë.