Pas zjarrit tragjik në Koçan, diskotekat zhduken në heshtje – çfarë po fshihet?

Pas tragjedisë së rëndë në diskotekën “PULS” në Koçan, ku humbën jetën 59 persona dhe 155 të tjerë u plagosën, mediat maqedonase raportojnë për një skandal të madh që lidhet me paligjshmërinë e klubeve të natës.

Sipas këtyre raportimeve, në regjistrin e licencave nuk figuron asnjë klub në Strumicë, përfshirë “Mirage Club”, i cili ka operuar ilegalisht që nga vera e vitit 2024. Ky lokal është në pronësi të Velimir Gogov, i njohur si pjesëtar i sigurimit të liderit të VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski.

Menjëherë pas zjarrit tragjik, autoritetet kanë mbyllur në mënyrë të heshtur dy diskoteka të tjera, “CODE” në Vinicë dhe “Mirage Club” në Strumicë, duke ngritur dyshime se po fshihen gjurmë për të shmangur përgjegjësinë.

Ngrihet pyetja: Kush do të mbajë përgjegjësi për këtë tragjedi?