‘Unike…me taban’/ Aurela Gaçe vjen me dy albume dhe bën bashkë figura publike, qershia mbi tortë, kënga me dy vajzat e saj

“Unike… me taban”, siç ajo di të jetë, Aurela Gace prezantoi përpara miqve, dashamirësve, artisteve, familjareve , dy albumet e saj.

Pas 30 viteve në skenë, Aurela vazhdon të befasojë publikun që e ndjek me besnikëri prej vitesh me talentin dhe energjinë e saj, ashtu si dhe ky album ‘binjakë’ që siç thotë ajo vjen 2 në 1 me titullin  ‘Unike…me taban’.

Bashkëpunime të shumta edhe me artiste te tjerë të njohur vijnë në këtë album, por qershia mbi torte ishte kënga me dy vajzat e saj.