“Të rënët”/ Një libër dedikuar efektivëve të rënë në krye të detyrës

Promovohet sot libri “Të rënët” me autorë Hilë Lushaku dhe Bajram Ibraj. Ky libër ka në fokur jetën, veprën dhe momentet e fundit të jetës së policëve të rënë në krye të detyrës. Një punë kërkimore prej vitesh, dedikuar atyre që humbën jetën, për sigurinë e jetës sonë. Janë më shumë se 400 efektivë të vrarë në operacione kundër krimit. Më i fundit ishte Saimir Hoxha, që u vra gjatë një operacioni në Kune Vain të Lezhës.