Një Zonjë e Parë që prezanton “Grammy Awards”
Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden do të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Grammy të këtij viti si prezantuese.
Grammy njoftoi se përveç Zonjës së Parë do të prezantojnë edhe reperja e njohur Cardi B, sensacioni i popit Olivia Rodrigo, aktori Dwayne Johnson, aktorja Viola Davis, ylli i “When Harry Met Sally”, Billy Crystal, komediani James Corden dhe artistja e popit Shania Twain.
Jill Biden nuk është e vetmja zonjë e parë që shfaqet në Grammy Awards, nderimet kryesore të industrisë muzikore.
Ish-zonja e parë Michelle Obama bëri një paraqitje surprizë në Grammy në hapjen e ceremonisë në 2019 dhe fitoi një Grammy një vit më vonë për albumin me fjalët më të mira të shqiptuara për versionin e librit audio të kujtimeve të saj më të shitura, “Becoming”.
Hillary Clinton fitoi një Grammy në 1997 ndërsa ishte zonja e parë për albumin më të mirë të shqiptuar për librin e saj “It Takes”
GAZETARE: LIVIA KALLFA