Media franceze “L’Alzak” zbulon për lexuesit e saj Shqipërinë turistike
“Shqipëria, perla e panjohur e Ballkanit” ky ështe titulli i gazetes franceze “L’Alsace” qe rendit disa nga vendet më të bukura te vendit tone duke nisur me Ksamilin.
“Shqipëria befason me bukurinë e plazheve të saj, me rërë të pastër dhe ujë të kristaltë. Mes tyre edhe Ksamili në jug të vendit. Por në fakt, i gjithë bregdeti është plot me vende të shkëlqyera për t’u larë, të cilat nuk kanë përse t’ia kenë aspak zili Greqisë fqinje”, thuhet në artikull.
Është koha e duhur për të zbuluar këtë destinacion origjinal dhe të lirë. Aty ku ndjenja e mikëpritjes ndriçon buzëqeshjet e vizitorëvë vijon artikulli i medias franceze.
“L’Alsace” rendit faktin se Shqipëria është një vend malor duke u ndalur tek Alpet në veri të vendit me shtigjet që përshkojnë peisazhe madhështore.
Në zemër të Alpeve Shqiptare liqeni i Komanit ju fton të bëni një ekskursion, me traget ose kajak mes shkëmbinjve të lartë nën shoqërinë e cicerimave te zogjve, duke e bërë udhëtimin më unik.
Prestigjiozja franceze pershkruan disa nga qytetet historike te vendit si Berati, Shkodra, Korça, Gjirokastra dhe Tirana.
Teksa flet per kryeqytetin shqiptar, gazeta franceze nenvizon se Tirana mban gjurmë të së shkuarës komuniste të vendit, edhe pse ajo është në ringjallje të plotë. Dhe u sugjeron turisteve te vizitojne Pazarin e ri, me mijëra aroma dhe ngjyra. Sheshi Skënderbej, si zemra e qytetit dhe Piramiden e Tiranës dhe mjaft destinacione të tjera.
Artikulli I francezes “L’Alsace” mbyllet me Butrintin i cili përshkruhet si një vend tepër I rëndësishëm arkeologjik në Shqipëri. “Butrinti ka gërmadha të jashtëzakonshme. Si një tempull i madh romak i stolisur me statuja mermeri. Një portë e madhe hyrëse në qytet, e quajtur “porta e luanit” apo dhe bazilika e shekullit të IV-të.
Jehona e mediave te huaja per Shqiperine ka patur impakt mjaft te madh edhe ne bumin turistik qe I drejtohen vendit tone gjatë muajve te fundit.