“Kam udhëtuar me 5 euro në Spanjë”, ekspertja tregon si mund të udhëtoni pa shpenzuar shumë

Teuta Borova është një eksperte udhëtimesh, ajo ka udhëtuar deri më tani në mbi 70 shtete dhe udhëtimet e saj i shijon në maksimum.

E ftuar në “Summer Cube”, në Euronews Albania me gazetaren Greta Topjana ajo zbuloi se edhe pse udhëton shumë, nuk harxhon shumë para, pas gjithnjë përpiqet të gjejë bileta të lira.

E pyetur se sa ka kushtuar udhëtimi më i lirë për të, Borova tha se ka gjetur biletë vetëm 5 euro për të shkuar në Spanjë.

“Nuk harxhojë shumë. Unë gjej bileta shumë të lira. Ne kemi fat se në Shqipëri vijnë edhe kompani “low cost”. Por unë kam shpirtin e udhëtarit dhe kur nuk ka pasur kompani “low cost”, kam shkuar deri në Selanik. Kam ikur me 5 euro. 5 euro një biletë avioni. Kam ikur në Valencia”,-tha Teuta Borova.