Përfundon Dea Open Air, Kupa DEA shkoi për Jerzy Skolimowski nga Polonia me filmin „IO“
Kupa Dea 2023, për Filmin më të Mirë me Metrazhtë. Gjatë, shkoi për filmin „IO“ me regjitëJerzy Skolimowski, (Poloni 2022). Kështu, pas një gare pesëditore, 8-12 tetor, ku morën pjesë 38 filma nga 12 vende të botës, u mbyll të enjten në mbrëmje edicionii 10-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dea Open Air.
Juria e Filmitme MetrazhtëGjatë, e përbërë këtë vit nga: Isa Qosja (kryetar – Kosovë), Sonja Hofmann (anëtare – Gjermani),Gentian Koçi (anëtar – Shqipëri), Anna Ladinig (anëtare – Austri), Fabio Canepa (anëtar – Itali) ndoqi Programin e Filmit me Metrazhtë. Duke akorduar çmimet DEA për: Filmin më të mirë, Regjinë më të mirë, Skenarin më të mirë, Fotografinë/Kameran më të mirë dhe Aktorin/Aktoren më të mirë në rol kryesor në Filmin me Metrazhtë Gjatë.
Filmi „IO“ rrëmbeu trofenë e këtij festivali, çmim për të cilin regjisori Isa Qosjas si kryetari I jurisë ndau këto vlerësime: ’’Kësaj radhe Skolimoëski bëri një film botëror. Një film tëveçantë, të jashtëzakonshëm, me nuancapolake, me vlera ideoestetike, por me mesazh tëvërtetë universal. Ishte një film që për ne film bërë si ështës hembull’’
Jerzy Skolimoëski një nga veteranët e kinematografisë polake dhe jo vetëm, një emër I njohurn dërkombëtarisht dërgoi për Festivalin e Dea Open Air 2023 një video mesazh falenderues përpjesëmarrjen në këtë event artistik të rëndësishëm për të, duke u shprehur mjaft entuziast.
Në një atmosferë festive në një mbrëmje gala, që u mbajt në kryeqytet mbrëmjen e së enjtes, Dea Open Air e përfundoi këtë edicion jubilar, duke ofruar sërish përvojë të re kulturore përkryeqytetin si edhe duke vijuar të zgjerojë hartën e njohjes së kinemasë botërore.
Në secilën prej kategorive juritë dhanë trenominime, nga të cilat vetëm një ishte fituesi I Kupës.
Sipas traditës, ndarja e çmimeve nisi me Seksionin e Filmit Dokumentar, në të cilin sivjet u ofruan 7 filma nga 7 vende të botës: ngaUkraina, Shqipëria, Kina, Gjermania, Itali, Kosova, Izraeli.
Çmimin për Filmin më të mirë Dokumentar, Juria e përbërë nga: LediaDushi (kryetare – studjuese/shkrimtare), VllasovaMusta(anëtare – skenariste), KlitonNesturi(anëtar – skenarist), iaakordoiregjisorititalian Michele Fasano„ Metamorfozë“.
„Universiteti i Prishtinës’’ me regjitë e EkremXanit mori çmimin nga Universiteti I Arteve, të Tiranës I cili u dorëzuan gazv/RektoriEraldBakalli
Në Seksionin e Filmit të Shkurtër konkuruan 18 filma nga vende të ndryshme të botës.
Juria e Filmit të Shkurtër dhe Studentor e përbërë nga: KastriotAbdyli(kryetar – Maqedoni e Veriut), ValinaMuçolli(anëtare – Kosovë), Giuseppe Marco Albano (anëtar – Itali), ia akordoi çmimin filmit “Nëvarrin e babait tim” të regjisorit Jawahine Zentar (Francw)
Çmimi i Medias i DEA OPEN AIR International Film Festival është vendosur për të vlerësuar produktin – nga shkalla e angazhimit qytetar të krijimitarit për çështje të rëndësishme të komunitetit. Juria e medias, këtë vit, e përbërë nga: Ardita Bala(kryetare), Ani Ruci (anëtare) dheEvis Trebicka (anëtare) akordoi dy çmime :
Për Çmimin special të Medias në kategorinë filmit me Metrazhtë Shkurter, kupa shkoi për “Vetëm ne tëdy” të Clara Lemaire Anspach (Francë)
Për Çmimin special të Medias kupa shkoi për filmin „Çarter“ të regjisores Amanda Kernell nga Suedia.
Programi I filmit me Metrazhtë Gjatë mbetet programi qendror dhe konkurimi kryesori DEA OPEN AIR. Oferta e sivjetme përfshiu filma nga Gjermania, Suedia, Italia, Maqedonia e Veriut, Izraeli, SHBA-të, Polonia.
Dy Kupa DEA, ajo për regjisorin më të mirë si dhe kupa për skenarin më të mirë shkuan për filmin nga Gjermania „Të zakonshmit“ me regjitë Sophie Linnenbaum
Çmimi per kamermanët më të mirë iu dha filmit “Biznesi i kënaqësisë“ me regjitë Fejmi Daut nga Maqedonia e Veriut.
Çmimi për aktoren më të mirë, iu dha Ane Dahl Torp në filmin suedez „Çarter“ dhe çmimi inkurajues ishte një tjetër çmim special, i cili iu dha aktorit izraelit Alon de Vrijes „Mëprek“.
Filmi “Fluturat” i regjisorit BujarAlimani u vlerësua me çmimin e publikut.
DEA e karrierës ose siç e kanë pagëzuar organizatorët, DEA e MIRËNJOHJES shkoi këtë vit në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për jetën dhe veprimtarinë e një prej emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, për regjisorin Pirro Milkani.
DEA HOMAZH ishte një tjetër çmim akorduar për nga emrat më të njohur që ka lënë gjurmë në historinë e kinematografisë sonë, regjisorit, pedagogut “ArtistittëMerituar”, KRISTAQ MITRO.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, artistët laureatë iu drejtuan festivalit me video pershëndetëse.
Organizatorët Edmond Topi (Drejtor) dhe Mirela Oktrova (DrejtoreArtistike) duke shpallur mbylljen e Edicionit të 10-të të Festivalit Ndërkombëtar tv Filmit DEA OPEN AIR – Tirana 2023, njoftuan mbajtjen e tij vitin e ardhshëm.