Çmimi “Luani i artë” 2023 do të mbahet në 30 gusht

Festivali i Filmit në Venecia që starton më 30-gusht , do të nderojë me çmimin e “Luanit të artë” 2023 , karrierën e aktorit nga Hong Kongu Tony Leung Chiu-Wai dhe regjisores italiane Liliana Cavani për arritje jetësore.

Në fillim të këtij muaji, 60-vjecari Leung, u shpall aktori më i mirë për vitin  2023 in Asian Film Awards për rolin e tij në thrillerin kriminal “Where the Wind Blows”.

Ai është i njohur gjerësisht për paraqitjen e tij të fundit në “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings” të Marvel-it, si dhe ylli i filmit në “In the Mood for Love”.E ndërsa 90-vjecarja ,Liliana Cavani, drejtoi filmin e vitit 1974 “The Night Porter” dhe bëri debutimin e saj në Festivalin e Filmit në Venecia në vitet 1960.

Ajo u nderua me çmimin “Luani i San Markos” në vitin 1965 për dokumentarin e saj historik “Philippe Pétain: Processo a Vichy”, dhe që atëherë ka fituar shumë vlerësime në festivalin e filmit.

Check Also

Mori drejtimin e Komisionit Hetimor dhe nuk lejoi opozitën të merrte pjesë në mbledhje/ PD kallëzon në SPAK Plarent Ndrecën dhe Genc Gjonçajn

Grupi Parlamentar i PD-së ka paditur në Prokurorinë e Posaçme, deputetin socialist Plarent Ndrecajn, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *