Zjarri në spitalin e Shkodrës, dëme të shumta materiale

Një zjarr ka përfshirë  repartin e kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve.

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke mos lejuar përhapjen e flakëve në dhomat e tjera si dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental.