Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar për situatën e vështirë me zjarrin që ka përfshirë malin e Shpiragut, në Berat, ku flakët e favorizuara nga era dhe terreni i vështirë po përhapen me shpejtësi të frikshme.
Në një postim në Facebook, Peleshi shkruan se 50 efektivë të Forcave të Armatosura, 5 helikopterë, si dhe mjete të tjera zjarrfikëse ndodhen prej ditës së djeshme në vendngjarje, ku po punojnë për shuarjen e flakëve.
“50 trupa të FA, 5 mjete dhe helikopteri Cougar vijojnë angazhimin prej natës së mbrëmshme në shuarjen e flakëve në malin Shpirag të Beratit, ku zjarri mori përmasa të mëdha. Puna nga terreni e ajri vazhdon për të vënë në kontroll përhapjen e flakëve të cilat u favorizuan nga era dhe temperaturat e larta. Situata është e vështirë për shkak të terrenit por operacioni i Forcave të Armatosura do të vazhdojë me intensitet për të eleminuar plotësisht çdo vatër. Do bëjmë të pamundurën për të ruajtur pasurinë tonë kombëtare!”, ka shkruar Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.