Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë/ Policia e referon në prokurori si ngjarje aksidentale, merret në pyetje ndërtuesi

Policia dërgon materialet e para në prokurori për pallatin 10-katësh që u përfshi nga zjarri 6 ditë më parë.

Po hetohet çështja nëse janë zbatuar standartet e ndërtimit, veçanërisht për ndërtimin e fasadës dhe materialit të përdorur, policia ka dërguar provat e para në prokurori. Po ashtu dy ditë më parë ndërtuesi i pallatit ka dërguar skelat për të ndërhyrë në pallat, por nuk është lejuar nga banorët dhe policia.

Burime nga policia thonë se në vijim po priten autorizime nga prokurori i çështjes për të vijuar me marrjen në pyetje edhe të personave të tjerë, përfshirë këtu ndërtuesin e pallatit Tanush Mëhillaj.

Bashkia sot në orën 18:00 ka kërkuar takim me banorët e pallatit për të zgjidhur problemin e strehimit.