Helikopteri #Cougar dhe rreth 30 efektivë të #ForcaveTëArmatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq. Falë një pune te specializuar në kohë rekord Policia e Qarkut Gjirokastër beri të mundur arrestimin e Manol Kokolli 58 vjeç nga fshati Frashtan.
Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme.
Zjarri, i cili u përhap në një kullotë malore mbi fshatin Goricë në Dropull u kthye në një emergjencë kur brezi i flakëve u shtri në një sipërfaqe të gjerë horizontale mbi fshatrat Frashtan dhe Goricë në Dropull duke u afruar rreth 300 m tek zona e banuar. Ndërhyrjet e zjarrfikësve të disa bashkive që i shkuan në ndihmë repartit të Dropullit kanë mbajtur zjarrin nën kontroll deri sa për të arritur neutralizimin e tij u përdor ndërhyrja nga ajri me helikopter.
NJOFTIMI I POLICISË
Policia ndalon autorin e dyshuar për zjarrin në Dropull, Balla: Ndal zjarrëvnies, 17 persona u ndaluan brenda një muaji.Brenda një muaji janë proceduar 17 persona për zjarrvënie, një fenomen që vijon të mbetet shqetësues sidomos në muajt e verës kur temperaturat rriten dhe rreziku i flakëve e pasojat që sjell, shtohen.
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas arrestimit të një të riu në jug të vendit, i dyshuar për zjarrvënie dje pasdite.
“Policia e Shtetit po identifikon në shumë raste autorët e zjarreve, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në pyje dhe kullota, por që kanë rrezikuar jetën dhe banesat e banorëve. Përgëzime Policisë së Shtetit Gjirokastër për identifikimin dhe ndalimin në flagrancë të autorit të dyshuar të zjarrvënies në Frashtan” nënvizoi Balla në rrjetet sociale, duke përsëritur apelin për të ndalur ndezjen e zjarreve për asnjë arsye.
Shërbimi Zjarrfikës, Forcat e Armatosura dhe strukturave vendore kanë ndërhyrë ditët e fundit në shumë vatra zjarri që kanë rrezikuar pyjet dhe prona të tjera. Në një takim të mbajtur fundjavën e kaluar në Vlorë, ministri Balla kishte një apel edhe për gjyqësorin, për rastet e autorëve të ndaluar nga Policia për zjarrvënie, duke kërkuar përballjen e tyre me ashpërsinë e ligjit.