Zjarri masiv ka pushtuar Laçin, shumë pranë banesave, situata e vështirë, ndërhyhet edhe nga ajri

Zjarri masiv ka përfshirë pyllin me pisha në Laç.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se 50 efektivë të Forcave të Armatosura së bashku dhe me helikopteri Cugar dhe 4 mjete zjarrfikëse nga MZSH Kamëz, Lezhë dhe Mirditë janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv.

Ndërkohë në vendngjarje veç ekipeve zjarrfikëse ndodhet edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Situata duket tejet shqetësuese, ndërsa siç shihet edhe nga pamjet zjarri është përhapur shumë pranë banesave.

Sakaq ministri Balla bëri me dije se një prej autorëve të kësaj zjarrvënie është vënë në pranga, bëhet fjalë për 41-vjeçarin me inicialet V.H.

Gjithashtu Balla ka deklaruar se kjo është një ndër situatat më të vështira të krijuara gjatë këtij viti.