Zjarri i madh në Fier, flakët shumë pranë banesave

Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e sotme kodrat me ullishte në fshatin Jarua, të Fierit.

Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi dhe kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme. Bëhet me dije se drejt zonës janë nisur tre zjarrfikëse të cilat po përpiqen të neutralizojnë këtë vatër zjarri ndërkohë që në ndihmë të zjarrfikësve janë edhe banorë të zonës.

 

 

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, vatra e zjarrit është shumë afër banesave të zonës.