Zjarr pranë azilit në Fier, 8 të moshuar transportohen në spital për ndihmë mjekësore

Një zjarr i përmasave të mëdha ngjitur me shtëpinë e të moshuarve në Fier rreth orës 15:30 ka mbushur me tym institucionin.

Si pasojë e tymit kanë shfaqur probleme 8 të moshuar që vuanin dhe nga sëmundje të tjera, ndaj janë transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit, për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit. Të gjithë të moshuarit e tjerë janë evakuuar dhe po qendrojnë në oborrin e azilit.

Njotimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 15:30 në shtëpinë e të moshuarëve Fier, në katin e dytë, ka rënë zjarr.

Shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrëfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Të gjithë të moshuarit janë evakuuar dhe disa prej tyre janë dërguar në spital për asistencë mjekësore pasi nuk janë ndjerë mirë për shkak të tymit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.