(Video) Zjarr i fuqishëm në një pallat tek Rruga e Kavajës, nuk dihet nëse ka të lënduar

Një zjarr ka përfshirë zonën në Rrugën e Kavajës. Tymi  ka mbuluar të gjithë zonën.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit apo nëse ka të lënduar nga flakët.  Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse si dhe autoritetet policore.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 14.09.2023, rreth orës 14:20, në rrugën “Sali Butka”, ka rënë zjarr në ballkonin e një banese, në katin e fundit të një pallati.

Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëset të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.