Ramazan Duka 57 vjeç humbi jetën në mënyrë tragjike. Ra në gjumë i vetëm në banesë, pasi familjarët e tjerë ishin larguar tek të afërmit, kur rreth orës 02:50 të mëngjesit, në rrethana ende të paqarta, banesa u përfshi nga zjarri.
Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet dhe banesa ndodhej në katin e pestë të një pallati.
“Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç”, njofton policia.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ