Zjarr në një banesë në Dropull, lëndohet 55-vjeçari

Një banesë në Dropull është përfshirë nga flakët, ndërsa ka mbetur i lënduar pronari i banesës. Shkak për rënien e zjarrit dyshohet se janë bërë shkëndijat e sobës me dru.

Për shkak të flakëve është dëmtuar pronari, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Derviçan, dyshohet se për shkak të shkëndijave nga një sobë me dru, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. K., 55 vjeç. Nga flakët është dëmtuar lehtë shtetasi Dh. K., i cili po merr asistencë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht shkakun e rënies së zjarrit.