Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit/ Familjarët protestë para Policisë së Shtetit
Me pankarta në duar, familajrët e dy personave të zhdukur në Sarandë Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhorit kanë mbajtur ditën e sotme një protestë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ata zhvilluan edhe një takim me Drejtorin e Përgjithshëm Rrumbullaku.
Me fotot e dy të zhdukurve në duar, familjarët kërkojnë një përgjigje nga policia në lidhje me fatin e të afërmve të tyre.
‘Ne duam duam trupat, shteti nuk po punon. U bënë 26 ditë, as komunikim nuk kemi. Është si në harresë. Këtë kërkojmë nga shteti se i ka mundësit’– tha xhaxhai i Fatmir Sulovarit.
“Duam trupat e tyre. Shteti nuk po punon ashtu siç duhet. Është 26 ditë, po shkon një muaj. Nuk kemi asnjë komunikim. Asnjë gjë, duam që shteti të gjejë trupat. Nuk ka lidhje konflikti i pronësisë. Po të kishte konflikte nipi im, s’do dilte lirshëm. Kemi ardhur për protestë paqësore këtu. Shteti të gjejë trupat dhe të kapë autorët.” -tha Kujtim Krasniqi, xhaxhai i Sulovarit.