Zhduket pa gjurmë Ditën e Verës, 40-vjeçari gjendet i pajetë në një liqen në Tiranë

Pas pesë ditësh kërkime, 40-vjeçari I. V., i cili u zhduk më 14 mars, është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në liqenin e Mushqetasë, pranë banesës së tij në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima është vetëmbytur, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur dhe dokumentuar rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet pritet të kryejnë ekspertizën mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.