Zgjidhen sot 3 anëtarët e rinj në Këshilin e Lartë të Prokurorisë, 7 kandidatët që janë në garë (Emrat)

Asambleja e përgjithshme e prokurorëve do të zgjedhë 3 anëtaret e rinj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Mandati u ka përfunduar Bujar Sheshit nga Apeli dhe 2 nga shkallët e para, Esmeralda Keshit e Eloida Goxhit.

Shtatë kandidatë kanë shprehur interes për të qenë anëtarë  të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

 

Për pozicionet e lira në KLP kanë shprehur interes kandidatët:

  • Z. Moisi Duda, prokuror i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
  • Znj. Afërdita Ndoi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm;
  • Znj. Edina Kurti, prokurore në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës;
  • Znj. Edlira Bako, prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Elbasan;
  • Znj. Elsa Miha prokurore, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë;
  • Z. Olgert Eminaj, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë; dhe
  • Z. Vatë Staka, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër.