Zbardhi vrasjet dhe ngjarje të tjera kriminale, i penduari i drejtësisë Artan Tafani pyetet sërish në prokurori

I penduari i drejtësisë Artan Tafani pyetet sërish në prokurorinë e Elbasanit. Tafani, një person i arrestuar për grabitjen e një pike të këmbimit valutor në Astir, ka dëshmuar për të tjera ngjarje.

Në sajë të dëshmisë së Tafanit, u zbuluan një seri krimesh, që kishin si autorë të dyshuar të tyre grupin kriminal të Laert Haxhisë.