Zbardhet vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt

Zbardhet vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt në 19 prill në lokalin e tij në Shëngjin. Burime bëjnë me dije se janë shpallur në kërkim 5 persona.

Autori është një shtetas i huaj, tashmë i identifikuar. Policia ra në gjurmët e tij pasi në një banesë të vjetër janë gjetur rrobat që përdori ekzekutori në ngjarje.  Në rroba është përftuar një profil gjenetik ADN-je që bëri të mundur identifikimin e tij. Banesa ku janë gjetur veshtjet është mes fashtit Gjadër dhe Kakarriq.

Policia është duke kërkuar pjestarë të familjes Lekstakaj me të cilët Ardajn Nikualj kishte hasmëri prej më shumë se 20 vitesh. Përplsja mes dy fiseve nisi për një 10 mijë lekësh, në një pikë karburanti dhe përfundoi me bilanc tragjik me disa të vrarë.