Zbardhet vendimi i GJKKO/ Ja 25 pasuritë që i janë sekuestruar Jamarbër Malltezit (DOKUMENTI)

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha u arrestua mbrëmjen e së shtunës, ndërkohë që me urdhër të SPAK u kërkua sekuestrimi i pasurive të tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë ka vendosur masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive”, për 25 pasuri të paluajtshme në pronësi të tij dhe bashkëshortes, Argita Malltezi, mes tyre 6 llogari bankare.
Përveç apartamenteve dhe një vile, në dokumentin e siguruar nga BalkanWeb sqarohet se janë sekuestruar dhe tre kompani, konkretisht në Homeplan shpk, ku Jamarbër Malltezi ka 45% të aksioneve, Magnet IMO shpk ku ka 100% të aksioneve dhe Magnet Gym and Fit, ku ka 60% të aksioneve.

Pasurite e sekuestruara

Pasuri 102.6 m2

 

Pasuri apartament me sipërfaqe 208.2 m2 i ndodhur në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Tiranë

Pasuria 4/90- G6Pasuria me numër pasurie nr 370/18 në bashkëpronësi të Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha