Zbardhet përgjimi i ‘Metamorfoza’/ “Do ta kryej vetë që mos të…”, Behar Bajri planifikoi të vriste Ibrahim Licin në një varrim

Zbardhen detaje nga dosja hetimore ku ‘fundoset’ grupi kriminal, ku mes tyre Behar Bajri, planifikon që të vrasë Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

BalkanWeb ka siguruar dosjen hetimore të SPAK, ku Bajri mendon të sulmonte Licin në varrimin e Idrit Rrajës, ku flet dhe i vjen në ndihmë dhe ish-polici Ardit Hasanbegaj, i cili jep informacione mbi vendndodhjen e Licit në zonën e jugut.

Në përgjimet e zbardhura falë zbërthimit të aplikacionit Sky, shihet se Bajri flet dhe me biznesmenin Pëllumb Gjoka.

PËRGJIMET NGA DOSJA
“Më datë 21.08.2020, në orën 00:02, shtetasi Pëllumb Gjoka duke përdorur aplikacionin komunikon me Ardit Hasanbegajn. Arditi shprehet që, “po, është në zonën e Himarës, e kemi kollaj, se kemi atë shokun tim në Vlorë, e kontrollon Juli. Po nuk ka 100 hotele me këtë emër. Në zonë e Himarës po lidhem nesër vëlla, i themi këtij shoku të kontrolloj të gjithë njerëzit që janë nëpër dhoma. Në orën 17:21 Behar Brajoviq (Bajri) komunikon me Asterm Bilalin. Behari tregon se ‘Mustafa’ në Laç të Vaut të Dejës sot bashkë me gruan, nga ora 9 e kanë parë.”, thuhet në dosje.

 

 

Astmeri: A ja din vendin ku është?
Behari: Ka qenë në laç dhe e kanë parë duke u kthy
Astmeri: Ja kam gjet hotelin atij ku ka qenë në jug. Kena lënë njerëz atje me e pa, ishalla po e shohin atje.
Behari: Ka qenë në një makinë “Audi” ngjyrë kafe A3
Astmeri: Nuk ja di këtë makinë
Në orën 21:09 Prekë Kodra komunikon me Aleks Ndrekën.
Aleksi i shkruan: Nesër e ke atë shokun me 100% në varrim, më pas ma e prit kur të kthehet për Shkodër mbas varrimit. Po kur të kthehet ka mundësi me qenë me Ujkanin. Këto ditë vjen edhe në Shëngjin. Tregoja si variant atij shokut tënd.

Në vazhdimësi i dërgon disa foto të bisedës të zhvilluar në aplikacionin Whatsapp ku shkruan me një person me emrin Ujkani Shk, i cili tregon se do të vij ai shoku nga Saranda në varrim. Në orën 21:21 Behar Bajri flet me Prekë Kodrën, ku ky i fundit tregon se; ai shoku është në Fushë-Krujë në varrim se ka vdekur Idrit Rraja, është 100%. Ata të mitë s’kanë mundësi me bo gjë sepse shkojnë kallaballëk. Mua më thirrën me shku, por nuk do të shkoj fare. Ti nëse e ka plan, unë e kam njeriun aty që më tregon çdo gjë, nëse don ti me ndërhy vetë me të tujt. Më shkruan nëse të intereson t’i kushtojmë vëmendjen.
Behari: Ok shok, në çfarë ore është varrimi se e kryej vetë me këdo që të jetë dhe sa të jenë, vetëm të jetë që mos të vrasim njerëz kot.
Preka: Do të të tregoj nesër fiks se kam njeriun aty
Behari: Të jep info të sakta se mos ndryshon makinë.
Preka: E ke me siguri të saktë, por ka me shku edhe me për të shtatat, ta them unë. Ti shiko vetë, kemi dhe raste dhe ditë të tjera. Ti ruaj vetën, unë të diftoj nëpërmjet njeriut se unë për vete jam në Dukagjin në Shalë, por jam në kontakt për gjithçka. Ai personi që është aty e shef me sy me kë është dhe me çfarë po lëviz, të nis edhe foto ndoshta, ti bëj si të jetë më e mira për ty.
Behari: Ok shok, nëse e kryej me kë mik gjithë jetën se jam betuar për ta hek.
Preka: Betohem për ky të fëmijëve, për shpirt ta kryej sonte dhe do të flasim e do të diftoj për cdo gjë. Të shkruaj nesër herët dhe gjatë ditës, nëse nuk bëhet gjë deri nesër e kemi se janë zakonet rregullisht aty dhe kur shkon e kemi informacionin 100%.
Në orën 22:01 Behar Bajri komunikon me Prekë Kodrën. Preka i dërgon foto Bajrit të komunikimeve që ka kryer me një person të tretë dhe shprehet që; kam njeriun me ta shok që tregojnë sa herë ka raste apo ku shkojnë. Po ta shkruajta e ke gjithçka fiks.
Behari: Ok shok, ishalla është edhe Genci me të

Preka: Nesë është këtu me siguri e ke
Behari: Edhe me djemtë e axhës me qenë nuk e fai, të gjithë, nuk ndaj asnjë.
Preka: Me lezer, se këto ditë e kemi edhe herë të tjera. Bëj kujdes.
Behari: Kam njerëz boll, nuk shpëton asnjë
Behari-Astmer Bilalit: A don me kry punë, është duke ardhë nga Saranda, Bacja me gjithë Gencin
Asmeri: Po, kur është duke ardh, kur vjen me ca makine?
Behari: A don me marrë pjesë apo jo? Nesër e këna në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër. Si e ke mendjen? I kam të gjitha gat, kam paguar informatorin. Vjen ‘Genci’ me gjithë ‘Brahimin’ prej Sarande, takohen në Fushë-Krujë dhe vijnë për Shkodër. I kam me makina e me tana, me armë i kam, bëra gati dhe informatorin.
Asmteri: Po gati jam si nuk jam gati, më trego kur me u taku.
Behari: Të them vetë sot
Astmeri: Në rregull
Behari: Do të të them, tre orë gjumë kam bërë
Asmteri: Unë 3 orë gjumë kam.
Behari: Genci dhe Ibrahimi duke ardh nga Saranda, kanë informacion të saktë.
Astermi: Nuk ma merr mendja, që ka për të qenë Ihrahimi aty se e kapin sapo ta shikojnë. Ka mundësi me ma nxjerë dikush ‘Hamzanë’ kam fol mbrëmë me dikë, ma premtoj se ma nxjerr, pa shofim ishalla.
Behari-Pëllumb Gjoka: Jam pa gjumë sepse jam duke prit me kry punë me ‘Dorin’ dhe me të tanë se ka vdek Indrit Rraja. Ai i zonës tonë më tha të jap info.
Astmeri-Beharit: Të marr informacion të sigurt për Ibrahimin dhe ishalla është me ato.
Behari: Ke njerëz se duan të paktën nja katër, makina dhe armë kam unë.
Asmteri: Sot skam njerëz se nuk është kush këtu, as Bardhi nuk është, këta shokët mi kanë kap, po unë jam
Behari: Ti je, por duhen njerëzit se ti vetëm s’ke ça të bësh, por sido që të jetë do ta bëj një sms se njerëzit e mi i kam në dispozicion kur do herë.

Gjoka-Asanbegajt: Unë javën tjetër jam në punë dhe duhet të jem unë në punë që ta çoj dhe e mbaj unë edhe jemi komod. Nuk kam pse ti kërkoj ndere këtyre, e mbaj vetë veç sa të kthehem.
Arditi: Ai legeni ngeli duke fol për ty, të ka bërë padrino. Po pash që kishte komunikime me një me mbiemër Lici e thash çne ku me këta. Atij nuk i ka dalë asnjëherë në vel antena, vetëm aty në shtëpi dhe është i vëllai se e njeh në zë ai lart. I njeh si shtëpi, jua njeh zërin.

Denis Brajoviq-Behar Bajri: Gjoks u kry kapedan, mu blloku se dosha me ja gri kryt, se më tha diçka.