‘Replika.al’, ka siguruar dosjen e vjedhjes tek Rruga e Kosovarëve. Alda Klosi, ish shefja e Kabinetit të ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj, në datën 15 dhjetor, ka shkuar në Komisariatin e Policisë nr.2 e cila ka deklaruar se kallëzimin po e bënte pak të vonuar. Kjo sepse gjatë kësaj kohe kishte menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaroi se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollarë të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe).
Ajo tha para oficerëve se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.
Po ashtu ajo tregon se në banesën e marrë me qira dy muaj më parë, ka patur një unazë floriri me medalionin e shën mërisë, një unazë floriri të bardhë me gurë të kuq, një unazë me flori të bardhë dhe me tre gurë, vathë të ndryshme me përmasa dhe forma të ndryshme, një palë vëthë me emoi, një varëse floriri me kryq dhe me shën meri, një palë vëthë floriri në formë triangolo, një unazë flori me tre gure diamandi. Një çantë me ngjyre blu dhe të bardhë e markes Valentino, një portofol me ngjyrë bezhë e markës Valentino.