Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Krujë, nëna e futi foshnjën e porsalindur në qese dhe e hodhi në lumë
Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë, ku nëna pasi lindi foshnjën e hodhi në lumë.
42 vjeçarja me iniciale L.K. është paraqitur vetë në komisariaton e Krujës dhe ka deklaruar se pasi ka lindur foshnjën mëngjesin e sotëm e ka hedhur në lumin e Tapizës. Ajo ka deklaruar se ka menduar se foshnja ka lindur e vdekur dhe më pas e ka marrë dhe e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në lum.
Policia ka nisur kërkimet në lumin e Tapizës, por foshnja nuk është gjetur pasi dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit.
42-vjeçarja që ka kryer aktin e rëndë është e martuar dhe ka edhe fëmijë.