Vuante nga një sëmundje e rëndë, humb jetën babai i Ronaldo Sharkës
Moderatori Ronaldo Sharka me anë të një postimi në rrjete sociale ka njoftuar ndarjen nga jeta të babait të tij.
Sharka ishte një nga konkurentët e spektalit “Big Brother Vip“ dhe një nga netët produksioni i bëri një surprizë.
Surpriza për të ishte takimi me babain e tij ku ndau me publikun edhe lajmin që ky i fundit vuante nga një sëmundje e rëndë.
Pas kësaj historie të trishtë produksioni ku moderatori bënte pjesë vendosi ta ndihmojë por pa sukses pasi mbrëmjen e sotme babai i Sharkes ndërroi jetë duke lënë pas një dhimbje të madhe për familjarët.
“Pusho i qetë në botën tjetër BAB“, shkruan Ronaldo në foton ku mban dorën e babait të tij.