Vritet në oborrin e banesës Gentjan Bejtja, disa muaj më parë i shpëtoi atentatit
Ekzekutohet Gentjan Bejtja. Bejtja është qëlluar me breshëri automatiku në banesën e tij në Fushë Kuqe të Krujës.
Kujtojmë që Bejtjas pak muaj më parë i bënë antenat në banesë, ku nga të shtënat me armëve u vra kunati i tij, Ramazan Sino dhe u plagosen dy fëmijët e tij të mitur.
Bejtja ndodhej në makinë me ta, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, ai zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit. Për krimin në fjalë u arrestua Valter Bami. Valter Bami dhe Gentjan Bejtja kanë pasur përplasje të forta mes tyre vitet e fundit pasi dy vëllezërit Bami kanë pasur dyshime të forta se Bejtja mund të fliste dhe të dëshmonte për shumë krime të tmerrshme që kanë ndodhur në zonën e Krujës.