Mediat spanjolle raportojnë se një shqiptar është vrarë me thikë.
I riu, rreth 30 vjeç, u braktis të dielën në dyert e urgjencës së spitalit të Gironas me një plagë në bark dhe në arrest kardiorespirator. Kur është gjetur nga stafi mjekësor para spitalit, ai nuk ka pasur asnjë dokument.
Identifikimi i tij u bë i mundur pasi policia gjeti targën e makinës me të cilën mbërriti në spital.
Pamjet nga kamerat e sigurisë pranë spitalit bënë të mundur zbulimin e targës dhe identifikimin e pronarit të mjetit, një shtetas me origjinë shqiptare, banues në jug të Kosta Bravës.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ